Ndërlidhjet

Serbi: Nga tërmeti – së paku dy persona të vrarë


Pjesën qendrore të Serbisë e ka goditur një tërmet me 5.3 shkallë. Me këtë rast ka pasur viktima dhe dëme në ndërtesa.

Ministri i brendshëm Ivica Daçiq, deklaroi se dihet se dy vetë e kanë humbur jetën.

Insntituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se tërmeti e ka goditur territorin 125 kilometra në jug të kryeqytetit Beograd, sot herët në mëngjes.

Hapësira më së shumti e goditur ishte qyteti i Kralevës, ku raportohet se ndërtesat janë dëmtuar, ndërsa në disa pjesë të qytetit është ndërprerë rryma dhe uji. Janë plasogur së paku 15 njerëz.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG