Ndërlidhjet

Rasmusen arriti në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka arritur në Moskë për biseda me zyrtarët rusë, që mendohet se do të fokusohen në mundësinë që Rusia ta zgjeroj bashkëpunimin me NATO-n për Afganistanin, përfshirë edhe furnizimin e qeverisë së këtij vendi me helikopterë.

Pritet që sekretari Rasmusen do të takohet me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov dhe me presidentin Dmitri Medvedev.

Poashtu, pritet që do të bisedohet për bashkëpunimin NATO-Rusi, në mburojën raketore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që do ta ruaj Evropën nga kërcënimet potenciale raketore, nga vendet siç janë Irani ose Koreja Veriore.
XS
SM
MD
LG