Ndërlidhjet

Kroaci: Për vrasjen e gazetarit, dënime për gjashtë vetë


Një gjykatë në Zagreb sot i ka dënuar me burg në kohëzgjatje prej 15 e deri në 40 vjet, gjashtë persona për vrasjen e gazetarit të njohur kroat, Ivo Pukaniq.

Pukaniq dhe themeluesi i javores Nacional, Niko Franjiq, u vranë me një bombë, që ishte vendosur nën veturën e tyre në Zagreb, në vitin 2008.

Ivo Pukaniq ishte i njohur për hetimet e tij për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Prej gjashtë personave të dënuar, njëri u dënua në mungesë.
XS
SM
MD
LG