Ndërlidhjet

Në Kosovë vaksinohen mbi 90 % e fëmijëve



Shkalla e përfshirjes me vaksinim të rregullt në Kosovë është mbi 90 %, ndërsa Kosova është ndër vendet e pakta që sot nuk regjistron raste të fruthit përkundër epidemive në rajon dhe më gjerë.

Lajmi u bë i ditur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë.

Ilir Tolaj, sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se për të zvogëluar shkallën e lartë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, objektivi kryesor është arritja e shkallës së lartë të përfshirjes së fëmijëve me vaksinim të rregullt, sidomos atyre deri në moshën 12 muaj.

XS
SM
MD
LG