Ndërlidhjet

Francë-Kinë, partneritet strategjik bërthamor



Franca dhe Kina kanë rënë dakord për të formuar atë që e kanë quajtur “partneritet strategjik” në fushën e energjisë bërthamore, për përdorim civil. Lajmi u bë i ditur në ditën e parë të vizitës tre ditore të presidentit kinez në Paris. Presidenti francez tha se bashkëpunimi me Kinën në fushën e ernergjisë nukleare nuk do të ketë kufijë.

Në ditën e parë, marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve kapnin shifrën e 20 miliard dollarëve.

Sarkozi është kritikuar se nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut në Kinë me homologun e tij Hu Xhintao.
XS
SM
MD
LG