Ndërlidhjet

SHBA-të e Britania pa komente rreth shpërthimit të pakos-bombë



Zyrtarët amerikanë dhe britanikë nuk mund të konfirmojnë deklaratat e ministrit të brendshëm francez, se pakoja bombë e dërguar nga Jemeni ishte çmontuar 17 minuta përpara se të shpërthente. Ministri francez i bëri deklaratat për televizion publik vendas, duke iu referuar dy pakove të nisura nga Al Kaida në Jemen drejt SHBA-ve. Një pako u kap në Dubai, kurse tjetra në Londër.

Zyrtari francez kishte parasysh dërgesën e gjetur në një aeroport në afërsi të Londrës. Britanikët nga ana e tyre thonë se bomba është ende nën hetime dhe nuk është përcaktuar koha kur ishte paraparë të shpërthente.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se as nuk mund ta konfirmonte, as të hidhte poshtë pretendimin francez.
XS
SM
MD
LG