Ndërlidhjet

Berisha: Heqja e vizave është përgjigje për reformat



Të hënën Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian pritet t’i hapë dritën jeshile heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë- Hercegovinës drejt vendeve të zonës Shengen.

Vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave.

“Liberalizimi i vizave është përgjigja e merituar që Evropa e qytetëruar i bën vlerësimit të madh të reformave të qeverisë”, tha sot kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
XS
SM
MD
LG