Ndërlidhjet

Obama arrin në Indi



Presidenti amerikan ka arritur në Mumbai të Indisë, që është dhe ndalesa e parë në turneun e tij 10 ditor në Azi. Në Mumbai Obama do të adresojë çështjet e sigurisë. Qyteti ka qenë cak i sulmeve vdekjeprurëse terroriste vetëm dy vite më parë. 160 persona humbën jetën në sulmet në fjalë.

Presidenti Obama do të përpiqet të sigurojë kushte më të favorshme për eksportet amerikane.

Nga India Obama do të udhëtojë drejt Indonezisë, vend ku ai ka jetuar katër vite të fëmijërisë së tij. Korea e Jugut dhe Japonia janë pjesë e turneut diplomatik të presidentit amerikan.
XS
SM
MD
LG