Ndërlidhjet

Sulmohen zyrtarët kurdë



Tre makina bombë kanë shpërthyer paraditen e sotme në Kirkuk të Irakut, ku për pasojë 25 persona janë plagosur.

Të treja sulmet kishin si cak zyrtarë të Unionit Patriotik të Kurdistanit, lëvizje politike që është drejtuar nga presidenti aktual i Irakut, Xhalal Talabani.

Qyteti shumëetnik i Kirkukut, në veri të Irakut, gjendet në qendër të një zone të pasur me naftë, që është kthyer në një mosmarrëveshje të madhe mes arabëve, kurdve dhe turkmenëve, popullsi që gjenden në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG