Ndërlidhjet

Zgjedhje parlamentare në Azerbejxhan



Azerbejxhani sot mban zgjedhje parlamentare. Votimet po mbahen në kohën kur vëzhguesit vendorë dhe të huaj thonë se autoritetet e Azerbejxhanit po e rritin trysninë ndakj opozitës dhe i ngulfatin zërat e mediave të lira.

Grupi për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” e ka akuzuar qeverinë azerbejxhanase se ka ngacmuar përfaqësuesit e paktë të shtypit të lirë, ndërsa opozita tha se pret që votimet të manipulohen.

Partia e Re e Azerbejxhanit, e presidentit Ilham Aliev, përsëri pritet të rizgjedhet.
XS
SM
MD
LG