Ndërlidhjet

Gejts: Ushtria amerikane do t'i ndihmojë forcat e Jemenit



Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se ushtria e Shteteve të Bashkuara e shqyrton mundësinë për t’i ndihmuar forcat jemene të sigurisë në kohën e shqetësimeve në rritje nga prania e Al Kaidës në këtë vend.

Gejts nuk dha detaje për çfarë ndihme bëhet fjalë, por tha se fokusi primar do të jetë në trainimin.

Ai tha se ndihma ushtarake amerikane do të realizohet në bashkëpunim me Jemenin.

Ndërkohë, gazeta “Washington Post” raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Jemen një fluturake pa pilot "Predator" për t’i ndjekur operativët e Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG