Ndërlidhjet

Gazetari i njohur rus është në gjendje 'serioze' pas sulmit



Gazetari i njohur rus Oleg Kashin ndodhet në gjendje serioze shëndetësore në spitalin e Moskës pasi u rrah keqas të shtunën.

Raportohet se mjekët e kanë vënë në koma të indukuar, si mënyrë më e mirë për t'ia shpëtuar jetën.

Kashin shkruante rreth aktiviteteve të opozitës për të përditshmen "Komersant".

Ai pësoi fraktura në nofull, thyerje të eshtrave dhe të gishtërinjve në sulmin e djeshëm.

"Komersant" tha se sulmi qartazi kishte lidhje me punën e gazetarit, ndërkohë që një komitet i prokurorëve ka hapur hetime për tentim vrasje.
XS
SM
MD
LG