Ndërlidhjet

SHBA-të mbështesin afatin e Karzait



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts dhe shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, admirali Majk Mullen sot kanë mbështetur afatin e vendosur nga presidenti Hamid Karzai për tërheqjen e forcave nga Afganistani.

Gejts e Mullen kanë kërkuar dhe nga vendet e tjera të NATO-s, që ta mbështesin vitin 2014, si vitin kur përgjegjësitë e sigurisë në Afganistan do t'i kalojnë vendorëve.

Presidenti amerikan dhe vendet e NATO-s do ta diskutojnë këtë afat kohor në takimin e Lisbonës.
XS
SM
MD
LG