Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi i ka drejtuar sot një mesazh urimi homologut të tij shqiptar, Sali Berisha me rastin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.
“Dëshiroj t’i dërgoj një mesazh homologut tim, kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, sot, kur për Shqipërinë po ndodhë një histori, po fillon liberalizimi i vizave për Shqipërinë“, ka thënë Thaçi.
Duke e quajtur sukses historik për Shqipërinë, për paqen dhe stabilitetin në rajon, Thaçi është shprehur se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt edhe për Republikën e Kosovës.