Ndërlidhjet

Aulaki: Të vriten amerikanët pa hezitim



Kleriku radikal jemenito-amerikan, Anuar al-Aulaki ka bërë thirrje për vrasjen e amerikanëve “pa hezitim”.

Sipas grupit monitorues amerikan SITE, Aulaki në një video inicizm 23-minutësh, të postuar në një faqe interneti xhihadiste, ka thënë që të “mos konsultohet akush sa i përket vrasjes së amerikanëve”, pasi “vrasja e djallit nuk kërkon ndonjë fatva”.

Video është shfaqur së pari me 23 tetor, ku një minutë nga ky incizim ishte postuar në forumet xhihaditse.

Ai po ashtu e ka akuzuar Iranin se po përpiqet të "përhapë ideologji deviante në Jemen", duke iu referuar islamit shiit.
XS
SM
MD
LG