Ndërlidhjet

Gjermani: Konvoji bërthamor mbërrin tek depozitat



Konvoji i kamionëve me 123 tonë karburant bërthamor të djegur ka mbërritur më në fund në destinacionin e tij në Gjermaninë veriore, përkundër protestave disa ditëshe.

Protestuesit i kanë kundërshtuar ashpër mbetjet radioaktive që kur ato mbërritën nga Franca katër ditë më parë.

Të hënën, konvoji i kaloi 20 kilometrat e mbetura deri tek vendi i depozitimit në Gorleben, por paraprakisht policia duhej t'i largojë mijëra protestuesit.
XS
SM
MD
LG