Ndërlidhjet

Presidenti Obama viziton Indonezinë



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka mbërritur në Indonezi, vendin me popullsi më të madhe myslimane në botë, ku pritet t'a shfrytëzojë vizitën e tij që t'i drejtohet botës Islamike.

Vizita gjithashtu pritet t'u japë shtysë marrëdhëneve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Zyrtarët amerikanë thonë se vizita dy ditëshe mund të shkurtohet për shkak të hirit në atmosferë të shkaktuar nga erupcionet e fundit të vullkanit Merapi, nga i cili vdiqën mbi 100 njerëz dhe mijëra u zhvendosën.

Mbërritja e Obamës në Xhakartë shihet edhe si rikthim për udhëheqësin amerikan, i cili ka kaluar katër vite të fëmijërisë së tij në Indonezi.
XS
SM
MD
LG