Ndërlidhjet

Obama kritikon Izraelin



Presidenti amerikan Barak Obama kritikoi planet e Izraelit për ndërtimin e shtëpive të reja për familjet hebreje në zonat e kontestuara në Jerusalemin lindor.
Duke folur gjatë një vizite në Xhakartë, Obama tha se planet izraelite nuk janë "ndihmesë" për negociatat e paqes me palestinezët, të cilat kanë ngecur për më shumë se një muaj.

Palestinezët kanë akuzuar Izraelin se po saboton bisedimet e paqes me planet e tij për të ndërtuar 1300 shtëpi të reja në Jerusalemin Lindor.

Edhe OKB, BE dhe Rusia kanë shfaqur shqetësimin në lidhje me planet e Izraelit.
XS
SM
MD
LG