Ndërlidhjet

Drogba me malarje, i gatshëm të luajë të mërkurën



Trajneri i Chelsea-t Carlo Anceloti insistoi se Didier Drogba do të jetë i gatshëm që të luajë kundër Fulhamit të mërkurën, pasi që beson se sulmuesi Drogba do të shërohet nga malarja.

Lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë po vuante në javët e fundit nga një virus i panjohur, por pasi iu bënë analizat e gjakut, doli të ishte malarja.

Drogba ka shënuar gjashtë gola në 10 paraqitjet e tij në këtë sezonë të Premier Ligës Angleze.
XS
SM
MD
LG