Ndërlidhjet

Faith: Strukturat paralele do të zhduken



Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit mund të shtyhet për shkak të zgjedhjeve, ka thënë shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Faith.

Megjithatë, ai ka thënë se dialogu në fjalë do të fillojë shpejt.

Këto komente, Faith i bëri gjatë një vizite në komunën e Dragashit, ku iu ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai po ashtu në Dragash ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë vend për strukturat paralele dhe se me kohë ato do të zhduken.
XS
SM
MD
LG