Ndërlidhjet

Ahmedinexhad: Nuk diskutojmë programin bërthamor



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad tha se vendi i tij nuk do të diskutojë programin e tij bërthamor me gjashtë fuqitë e mëdha botërore.

Në një fjalim në televizion, Ahmedinexhadi tha se Irani dëshiron të diskutojë për bashkëpunimin që do të zgjidhte çështjet globale dhe do të promovonte paqen e sigurinë, por jo edhe për atë që Irani e quan të drejtën e tij për të vazhduar aktivitetet bërthamore.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi që shefi iranian i negociatave për programin bërthamor Said Xhalili i shkruajti shefes së diplomacisë evropiane Ketrin Eshton se Irani ishte i gatshëm që të rinisë bisedimet më 23 nëntor ose më 5 dhjetor në Turqi.
XS
SM
MD
LG