Ndërlidhjet

LDD: Vendimi për Dacin i montuar



Lidhja Demokratike e Dardanisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Qarkut, e cila e dënoi kryetarin e saj Nexhat Dacin me një vit e gjysmë burg me kusht.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga kjo parti është kritikuar sistemi i drejtësisë se nuk është i pavarur.

“Partitë politike me individë të udhëhequr nga paranoja e krimit dhe mafia po e rrezikojnë të ardhmen dhe perspektiven e vendit, shtetin e Kosovës që tashmë po e mbajnë peng. Nëntoka politike sot po udhëheq me shtetin, po udhëheq me drejtësinë, dhe këtu duam ta theksojmë se për fat të keq as strukturat dhe komponenta e EULEX-it nuk po qëndron imune”, thuhet në njoftimin e LDD-së.

LDD vlerëson se “aktgjykimet e montuara dhe të motivuara politikisht kanë qëllim të qartë rrënimin e kësaj pak elite politike dhe intelektuale që i ka mbetur Kosovës”.
XS
SM
MD
LG