Ndërlidhjet

SHBA e BE me vizion unik për Ballkanin



Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë të kordinuara ngushtësisht politikat lidhur me Ballkanin. Qëndrimi i përbashkët i Uashingtonit dhe Brukselit është se projekti i Evropës nuk është i plotë derisa të gjtiha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare të plota të BE-së.

Këto komente u bënë nga ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane, Filip Gordon, gjatë paraqitjes së tij në Catham House në Londër.
Kemi punuar ngushtë me evropianët që nga dialogu Serbi-Kosovë, tek e ardhmja e Bosnjës dhe shtyrja përpara e anëtarësisë së Kroacisë në BE. Gordon theksoi se BE-ja dhe SHBA-të kanë mirëpritur anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO dhe se Maqedonia do të mund të anëtarësohet sapo të zgjidhë mosmarrëveshjen rreth emrit.

Vizioni i përbashkët amerikano-evropian për Ballkanin është thelbësor për arritjen e përparimit, tha Gordon në Londër.
XS
SM
MD
LG