Ndërlidhjet

Iraku pranë krijimit të qeverisë



Politikanët irakianë i janë afruar krijimit të qeverisë, që do t’i japë fund bllokadës tetë mujore rreth krijimit të qeverisë së re. Nga zgjedhjet e marsit të këtij viti asnjë nga partitë nuk ka qenë në gjendje të krijojë një koalicion qeverisës.

Marrëveshja e re, e cila është shumë pranë konkludimit, parasheh që Nuri al Maliki të vazhdojë ta mbajë postin e kryeministrit. Një përfaqëses i koalicionit sunit Irakija e ish kryeministrit Iad Allaui, do të marrë drejtimin e parlamentit, derisa presidenti do t’i mbetet përfaqësuesve të kurdve.
XS
SM
MD
LG