Ndërlidhjet

Rihapen hetimet për dhunën ndaj gazetarit rus



Prokuroria ruse ka rihapur hetimet për dhunën ndaj gazetarit Mikail Beketov, i cili në vitin 2008 u rrah deri në gjymtim. Beketov pësoi dëmtim të trurit dhe tani është në karrige me rrota.

Beketov kishte raportuar për ndërtimet kundërthënëse të një autostrade.

Hapja e hetimeve për rastin Beketov përkon me incidentet e dhunshme kundër një numri gazetarësh, përfshi dhe dhunën ndaj gazetarit të gazetës Komersant, Oleg Kashin.

Mbështetësit e Kashinit planifikojnë sot në Moskë mbajtjen e një proteste.
XS
SM
MD
LG