Ndërlidhjet

Seul: Filloi samiti i G 20



Udhëheqësit e 20 fuqive kryesore ekonomike botërore e filluan samitin e tyre dy ditor në Seul.

Në agjendë të samitit janë çështje serioze, si manipulimi i shteteve me valutat, deficitet tregtare dhe protekcionizmi.

Presidenti amerikan Barak Obama u bëri thirrje zyrtarëve në samit që t'i lënë anash dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku për ta përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike.

SHBA dhe BE-ja e akuzojnë Kinën se po e mban të ulët kursin e shkëmbimit të monedhës së vet juanit, për ta bërë më të lirë eksportin.
XS
SM
MD
LG