Ndërlidhjet

Kacin: Beogradi t'i ftojë serbët të dalin në zgjedhje



Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Jelko Kacin, i ka bërë thirrje Beogradit që t’i ftojë serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit, dhe shtoi se përfaqësuesit serbë janë të nevojshëm në të gjitha organet e pushtetit në Kosovë.

“Kush do ta kryejë punën për serbët në Kosovë, nëse kjo udhëheqësi nuk i fton serbët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për vetveten”, tha Kacin në një takim me gazetarë gjatë një tubimi në Beograd.

Duke folur për integrimet e Serbisë, Kacin ka thënë se asnjë çmim nuk mund të jetë aq i lartë për Serbinë për ta fituar statusin e vendit kandidat.
XS
SM
MD
LG