Ndërlidhjet

Gazetarit të rrahur rus i rikthehet vetëdija



Mjekët thanë se Oleg Kashin, gazetarit të së përditshmes "Komersant", i cili u rrah keqazi nga sulmues të panjohur gjatë fundjavës, i është rikthyer vetëdija për të parën herë pas sulmit.

Gazetari u sulmua para banesës së tij në Moskë, gjë që nxiti regim të madh të opinionit.

Përkrahësit e tij planifikojnë të tubohen sot në Moskë për të kërkuar kapjen dhe ndëshkimin e autorëve.

Autoritetet e qytetit thanë se rreth 200 njerëz do të lejohen të tubohen në sheshin Pushkin.
XS
SM
MD
LG