Ndërlidhjet

Uoker për idenë e bashkimit Kosovë-Shqipëri



Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Uiliam Uoker, ka deklaruar se ka arsye të shumta që popullata në Kosovë dhe Shqipëri të mendojnë për të ardhmen e përbashkët.

Ambasadori Uoker i ka bërë këto komente për televizionin Top Chanel, i pyetur se çfarë mendon për idenë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ndonjëherë mendoj se është ide e mire, por ka raste ku nuk jam i sigurt. Mendoj se ka arsye të mëdha pse qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë duhet të flasin për të ardhmen e tyre të përbashkët dhe nëse ata vijnë në përfundimin që bashkimi është diçka që mund të funksionojë, atëherë le të bëhet”, ka thënë Uoker.
XS
SM
MD
LG