Ndërlidhjet

Dagestan: Vriten 6 policë dhe 4 militantë



Autoritetet ruse thanë se të paktën gjashtë policë dhe katër militantë të dyshuar janë vrarë sot në shkëmbim zjarrin në Mahaçkalla, kryeqytet i provincës jugore ruse të Dagestanit.

Zëdhënësi i policisë lokale tha se katër militantët e rrëmbyen makinën e një polici, dhe pastaj sulmuan dy ekipe të rendit në qytet, duke vrarë gjashtë policë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Zëdhënësi Vjaçesllav Gasanov tha se makina e rrëmbyer u gjet nën zjarr dhe shpërtheu kur e rrethuan policët dhe filluan t'i gjuajnë sulmuesit.
XS
SM
MD
LG