Ndërlidhjet

Klinton optimiste për procesin e paqes në Lindjen e Mesme



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u zotua se do të gjendet mënyrë për të ecur përpara me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Klinton i bëri këto komente para takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Administrata e SHBA-ve i ka kritikuar planet e fundit të Izraelit për ndërtimin e 1.300 shtëpive të reja në Jerusalemin lindor, ku palestinezët duan ta kenë kryeqytetin e shtetit të ardhshëm të tyre.

Bisedimet izrealito-palestineze nisën në shtator, por u pezulluan nga palestinezët pas refuzimit izraelit që t’i pezullojë ndërtimet në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG