Ndërlidhjet

Iraku në prag të formimit të qeverisë



Masud Barzani, kryetar i rajonit autonom kurd në Irak tha se është arritur marrëveshja mes blloqeve kryesore politike për formimin e qeverisë irakiane.
Marrëveshja do t’i jepte fund bllokadës tetë mujore.

Barzani tha se aleanca e kryeministrit Nuri al-Maliki do ta mbante postin ekryeministrit, ndërsa presidenti Xhalal Talabani postin e tij ceremonial.

Barzani tha se aleanca Irakija e ish kryeministrit Ijad Allaui mund ta marrë postin e kreut të parlamentit, ndërsa vetë Allaui të jetë drejtues i këshillit të ri për politikën strategjike.

Entoni Blinken, këshilltar i sigurisë i nënpresidentit amerikan Xho Bajden e ka mirëpritur lajmin si një “hap të madh”.
XS
SM
MD
LG