Ndërlidhjet

Daimler Benz ndëpret lidhjet me Iranin



Prodhuesi gjerman i automjeteve Daimler Benz është kompania gjermane e radhës, e cila i ndërpret lidhjet afariste me Iranin.

Daimler, e cila i prodhon makinat Mercedes-Benz, tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Kreu i kompanisë tha se vendimi u mor pasi kompania i rishikoi lidhjet me Iranin pas zhvillimeve të fundit rreth aktiviteteve bërthamore të Teheranit.

Më herët, bankat gjermane Deutche Bank dhe Commerzbank, si dhe kompanitë e sigurimeve Allianz dhe Munich Re gjithashtu i prishën lidhjet me Iranin.

Hap të ngjashëm ka ndërmarrë edhe gjiganti i çelikut, ThyssenKrupp.
XS
SM
MD
LG