Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot në Nju Jork do ta shqyrtojë raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-mun për gjendjen në Kosovë.

Raportin e rregullt tremujor do t’a prezantojë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier.

Në raport, Ban Ki-mun e përshëndet paralajmërimin për bisedimet e pritshme Prishtinë-Beograd, duke vlerësuar se ato do të hapin një fazë të re në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve dhe do të ndihmojnë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ban gjithashtu e ka ofruar mbështetjen e Kombeve të Bashkuara në procesin negociator të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se para dy palëve qëndrojnë sfidat serioze të përcjella nga tensionet në rritje në veri të Kosovës.

“Gjendja në veri të Kosovës edhe më tej nuk është stabile dhe tensionet janë shtuar pas mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëltare të Drejtësisë. I ftoj të gjitha palët që të përmbahen dhe të gjejnë qasje të baraspeshuar dhe konstruktive për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në raport.
XS
SM
MD
LG