Ndërlidhjet

OKB kërkon fonde për të luftuar kolerën



Kombet e Bashkuara kanë bërë apel për 164 milionë dollarë fonde për të luftuar shpërthimin e kolerës në Haiti. Nga kolera në këtë vend kanë vdekur mbi 720 persona.

Burimet e organizatës botërore thanë se fondet shtesë duhen për të sjellë mjekë, medikamente dhe paisje për pastrimin e ujit. Nga rasti i parë i kolerës në Haiti, që u identifikua muajin e kaluar, 11125 raste janë diagnostikuar me kolerë.
XS
SM
MD
LG