Ndërlidhjet

Eshton takohet me iranianët në 5 dhjetor



Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton ka propozuar të takohet muajin tjetër me kryenegociatorin iranian për programet bërthamore.. Agjencitë e lajmeve duke iu referuar burimeve diplomatike raportojnë se Eshton do të kërkojë takim më 5 dhjetor, takim që sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Zvicër.

Kryenegociatori iranian, Saed Xhalili, gjatë kësaj jave i shkruajti Eshtonit duke i ofruar mundësinë e takimit më 23 nëntor ose në 5 dhjetor në Stamboll.

Nëse palët bien dakord ky do të jetë takimi i parë në më shumë se një vit mes përfaqësuesve iranianë dhe atyre perëndimore për programet bërthamore të Teheranit.
XS
SM
MD
LG