Ndërlidhjet

Franca sërish kundër Bullgarisë e Rumanisë



Franca ka kërkuar që Rumania e Bullgaria të mos t'i bashkohen hapësirës Shëngen, së paku deri në korrikun e vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Francës tha se Bukureshti e Sofja kanë shënuar prëparim në kontrollin e kufijve, "por kanë ende për të bërë që të arrijnë normat e BE-së".

Franca është e përfshirë në një debat me këto dy vende edhe për dëbimin e romëve. Mijëra romë nga Bullgaria e Rumania janë dëbuar nga Franca gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG