Ndërlidhjet

Moldavia kërkon ndihmën e NATO-s kundër Rusisë



Moldavia ka kërkuar nga NATO-ja që ta mbështesë në përpjekjet për të siguruar tërheqjen e trupave ruse nga rajoni i Transdnjestrisë.

Presidenti moldav në një letër drejtuar kreut të Aleancës thekson se Rusia ka dështuar të mbajë premtimin e bërë në takimin e OSBE-së në Stamboll në vitin 1999 për të tërhequr trupat nga Transdnjestria deri në vitin 2002.

Presidenti Gimpu tha se trupat ruse janë "kërcënim i përhershëm" për Moldavinë.
XS
SM
MD
LG