Ndërlidhjet

Zanier: 'Përkeqësohen' marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë



Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanier, paralajmëroi për "përkeqësim" të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Në raportin e rregullt tremujor në Këshillin e Sigurimit për gjendjen në Kosovë, Zanier tha se përderisa situata e "përgjithshme" në Kosovë ka mbetur "stabile", në veri të Kosovës së fundmi ka pasur incidente që i kanë nënvizuar tensionet dhe mundësinë për jostabilitet.

"Marrëdhëniet ndëretnike në veri të Kosovës duket se po përkeqësohen. Përderisa situata e përgjithshme mbetet stabile gjatë periudhës së raportimit, incidentet e vazhdueshme në veri të Kosovës e kanë nënvizuar mundësinë e fuqishme për jostabilitet atje, prandaj nevoitet urgjentisht të adresohen çështjet që shkaktojnë fërkime ndërmjet dy komuniteteve. Që nga data e mbylljes së raportit, kanë vazhduar incidentet e shkallës së ulët, dhe me këto, edhe rreziku nga nxitja e një dhune të shkallës së gjerë", tha Zanier.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se çfarëdo provokimi në veri të Kosovës, derisa të dyja palët përpiqen të organizojnë negociata, mund ta minojë dialogun.
XS
SM
MD
LG