Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë aeroportin në Afganistan



Luftëtarët talibanë kanë sulmuar forcat afgane dhe ato ndërkombëtare në aeroportin në lindje të qytetit Xhalalabad, në provincën afgane Nangahar.

Raportohet edhe për viktima në luftimet që shpërthyen herët në mëngjes.

Zyrtarët e NATO-s citohen të kenë thënë se janë vrarë një numër militantësh, përfshirë disa që kishin veshur jelekë me eksploziv.

Militantët janë sulmuar edhe nga helikopterët e NATO-s.

Të dhënat e para flasin për tetë militantë të vrarë.
XS
SM
MD
LG