Ndërlidhjet

Tetë të vrarë nga motoçikleta bombë në Afganistan



Tetë njerëz e humbën jetën dhe 18 u plagosën në sulmin me motoçikletë bombë në provincën Kunduz në Afganistanin lindor.

Një zyrtar lokal tha se bomba shpërtheu në mes të një tregu, dhe se në mesin e të vrarëve janë edhe dy policë.

Mohamed Ajub Hakiar tha se shënjestër e sulmit me gjasë ka qenë një komandant i milicisë pro-qeveritare, Abdul Mana, i cili gjithashtu e humbi jetën.
XS
SM
MD
LG