Ndërlidhjet

Itali: Arrestohet shqiptari me 33 kg heroine



Mediat shqiptare raportojnë se policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi gjatë ndjekjes së tij iu kapën 33 kilogramë drogë e llojit heroinë.

Policia ka thënë se sasia e drogës vinte nga Shqipëria.

Shqiptari i arrestuar është një 23-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Njoftohet se gjatë aksionit për kapjen e tij ka mbetur i plagosur edhe një polic italian.

Ndërkohë, Policia në Tiranë, ka arrestuar ish-volejbollistin e kombëtares shqiptare, Arjan Korça.

Pas operimit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" mjekët nxorrën nga stomaku i tij 30 qese me 250 gram kokainë.

Policia tha se i arrestuari kishte dy javë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut, konkretisht nga Argjentina, ku mendohet se ka gëlltitur qeset e mbushura me kokainë.
XS
SM
MD
LG