Ndërlidhjet

Evropianët në mbrojtje të të krishterëve irakianë



Mijëra njerëz nga gjithë Evropa janë mbledhur në Bruksel për të protestuar kundër dhunës së fundit ndaj të krishterëve në Irak.

Marshi i udhëhequr nga një prift sirian, kulmoi në një tubim të madh para selisë së Komisionit Evropian.

Demonstrata pason një valë të dhunës ndaj komunitetit të krishterë në Irak.

Persona të armatosur sulmuan të tubuarit në meshën e së dielës më 31 tetor duke vrarë 68 persona dhe plagosur shumë të tjerë.

Të mërkurën, pesë persona u vranë dhe 20 u plagosën në dhjetëra sulme me bomba dhe mortaja, që cak kishin familjet e krishtera në Bagdad.
XS
SM
MD
LG