Ndërlidhjet

Madrid: Protestë kundër Marokos



Disa mijëra njerëz kanë protestuar në Madrid, duke akuzuar qeverinë marokiene për shkeljen e të drejtave të njeriut në Saharanë Perëndimore- ish koloninë spanjolle.

Demonstruesit djegën flamujt marokienë dhe brohoritën parullat “Lirojeni Saharanë tash”, duke kërkuar që Maroko të heq dorë nga Saharaja Perëndimore, e cila ishte aneksuar, pas largimit të kolonizatorëve spanjollë në vitin 1975.

Demonstruesit kritikuan edhe qeverinë spanjolle se për shkak të arsyeve politike dhe ekonomike, po hesht dhe nuk po bën asgjë kundër dhunës.

Forcat marokiene të sigurisë sulmuan të hënën një kamp me 20 mijë banorë, të cilët po kërkonin kushte më të mira të jetesës në kryeqytetin Lajone të Saharasë Perëndimore.

Përleshjet vazhduan në qytet. Qeveria marokiene raportoi për 12 të vdekur, përfshirë 10 oficerë të policisë. Ndërsa, mbi 160 persona u arrestuan.
XS
SM
MD
LG