Ndërlidhjet

Aung San Su Kji: Demokracia është liri e shprehjes


Liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Su Kji, që është lruar dje, ka mbajtur fjalimin e parë pas shtatë vitesh burgimi.

Ajo para mbështetësve të saj ka thënë se demokracia mbështet në lirinë e shprehjes.

“Demokracia është liri e të shprehurit. Dëshiroj të bashkëpunoi me të gjitha forcat demokratike”, ka thënë fituesja e çmimit Nobel për paqë para zyrtarëve të Ligës nacionale për demokraci me të cilët tash 20 vjet lufton për vendosjen e demokracisë në Mianmar.

Gjatë 20 viteve të fundit Aung San Su Kji në burg i ka kaluar 15 vite.
XS
SM
MD
LG