Ndërlidhjet

Netanjahu i prezanton kabinetit të tij planin amerikan



Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu prezantoi planin amerikan para kabinetit të tij, i cili ka për qëllim zgjerimin e moratoriumit për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor për 90 ditë.

Uashingtoni ka përsëritur vazhdimisht se ngrirja e përkohshme e ndërtimit të vendbanimeve, do të fuqizojë përkushtimin e tij për të kundërshtuar kritikat e OKB-së ndaj Izraelit dhe të ofrojë mbrojtje dhe garanci për sigurinë.

Autoriteti Palestinez ka reaguar në mënyrë negative ndaj propozimit, sepse ndërprerja e punimeve nuk përfshin edhe Jerusalemin Lindor.

Në propozim nuk thuhet se “ngrirja” duhet të jetë gjithëpërfshirës.
XS
SM
MD
LG