Ndërlidhjet

Obama mirëpret hapat e Netanjahut



Presidenti Baraka Obama ka vlerësuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, pasi ka kërkuar nga kabineti qeveritar që drejton miratimin e planit amerikan. Ky i fundit parasheh zgjatjen për 90 ditë të vendimit për pezullimin e ndërtimeve hebreje në Bregun Perëndimor.

Bisedimet për paqe me palestinezët u bllokuan në shtator me përfundimin e afatit të moratoriumit për ndërtimin e kolonive hebreje.

Sipas planit amerikan, në shkëmbim të pezullimit të ndërtimeve Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë rezolutën me tone kritike ndaj Izraelit në Kombet e Bashkuara dhe do ta furnizojnë ushtrinë izrealite me aeroplanë luftarakë në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

Uashingtoni nuk do të kërkojë sërish nga Izraeli që të zgjasë moratoriumin për një periudhë të tretë.
XS
SM
MD
LG