Ndërlidhjet

Feith mirëpret nënshkrimin e Kodit të Mirësjelljes



Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë Pieter Feith mirëpriti sot nënshkrimin e ‘Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike dhe Subjekteve Elektorale lidhur me Mbarëvajtjen e Procesit Zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 12 dhjetorit 2010’ nga partitë dhe subjektet politike që janë regjistruar për të marrë pjesë.

“I përgëzoj partitë politike për nënshkrimin e Kodit të Mirësjelljes. Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të rregullta janë prioriteti më i lartë i Bashkimit Evropian dhe ne dëshirojmë t’i shohim zgjedhjet e ardhshme në Kosovë t’i kenë përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare”, ka thënë Faith përmes një deklarate për media.

Ai ka theksuar se partitë politike kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e një ambienti të mirë për zgjedhjet përmes sjelljeve të tyre.

“Përkrahja e Kodit të Mirësjelljes me vepra dhe me fjalë është një mënyrë për të demonstruar përkushtimin ndaj integrimit evropian”, ka thënë Faith.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe zgjedhur ata përfaqësues që mendojnë se do të punojnë më së miri për interesin publik.

“Pjesëtarët e komuniteteve, posaçërisht të atij serb e kanë një rast të rëndësishëm për të arritur përfaqësim më të madh në këto zgjedhje. BE-ja, SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë do ta ndihmojnë këtë proces me mekanizma të vëzhgimit,” tha Feith.
XS
SM
MD
LG