Ndërlidhjet

Dodik inaugurohet president i Republikës Serbe



Parlamenti i ri i Republikës Serbe të Bosnjes ka inauguruar Milorad Dodikun president të vendit.

Dodik është një nga mbështetësit e fuqishëm të ndarjes etnike të vendit.

Që nga fund i luftës së Bosnjes, shteti është ndarë në dy entitete- në Republikën Serbe ose Republikën e Serbëve të Bosnjes dhe në Federatën Myslimano-Kroate.

Secila ka parlamentin, qeverinë dhe presidentin e vet. Janë të lidhura me një qeveri të përbashkët.

Dodik në vazhdimësi ka paralajmëruar se do të organizojë referendum për t’u ndarë nga Bosnja, po qe se dikush kërcënon status quo-n e tanishme.

Në inaugurimin e tij mori pjesë presidenti serb Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG