Ndërlidhjet

Talebanët mohojnë bisedimet me qeverinë afgane



Lideri i talebanëve Mullah Mohammed Omar sërish ka mohuar se kryengritësit janë për bisedime me qeverinë afgane.

Në një mesazh të lëshuar me rastin e Kurban Bajramit Omar tha se raportet për bisedime paqësore mes talebanëve dhe qeverisë afgane janë “propagandë e pabazë”.

Omar, për të cilin thuhet se është në Pakistan, ka thënë po ashtu se “armiku” po përhap deklarata për negociatat, sepse forcat e huaja po munden nga talibanët.

Mesazhi i Omarit u është dërguar edhe agjencive perëndimore të lajmeve.
XS
SM
MD
LG